21 Mayıs 2016 Cumartesi

Çka Nuk Arrijnë Të Kuptojnë Darvinistët - 2

Çka Nuk Arrijnë Të Kuptojnë Darvinistët - 2

Darvinistët kurrë nuk reflektojnë mbi formimin e Gjithësisë

* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se secili prej planeteve, të mëdha apo të vogla, në sistemin diellor janë rregulluar posaçërisht, me pozicionet dhe lëvizjet e tyre dhe detajet e tjera të panumërta, dhe se edhe një devijim milimetrik në pozitat e një planeti do të mund të prishte të gjitha baraspeshat e ndërvarura në sistemin diellor.
* Darvinistët asnjëherë nuk e kuptojnë se distanca mes Tokës dhe Hënës është e një rëndësie të madhe për jetën në Tokë, dhe për mbajtjen e një numri të madh të baraspeshave vitale të tilla si koha e baticave. Ndryshimi më i vogël i asaj distance do të mund të shkaktonte pasoja fatale.
* Darvinistët nuk shqetësohen kurrë se edhe një reduktim prej 10% në sasinë e energjisë diellore që arrin në tokë do të bënte që planeti ynë të mbulohej me një shtresë akulli disa metra të trashë.
I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriçon. (Sure Furkan, 61)
Geceyi, gündüzü, güneşi ve ayı sizin emrinize verdi; yıldızlar da O'nun emriyle emre hazır kılınmıştır. Şüphesiz bunda, aklını kullanabilen bir topluluk için ayetler vardır.
(Nahl Suresi, 12)
Dielli është po ashtu thjesht një flakërim që manifestohet në detin e qiejve ...31
Feneri i gjithësisë, Dielli, formon një dritare në ekzistencës dhe njëshmërinë e Krijuesit të gjithësisë që është po aq i shkëlqyer dhe i ndritshëm si Dielli vetë.32
Toka jonë është vetëm një ndër planetet, yjet dhe galaktikat e panumërta në hapësirë​​. Darvinistët ngurrojnë të mendojnë se si kjo baraspeshë e jashtëzakonshme në këtë sistem gjigand nuk mund të formohej kurrë rastësisht.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se po të mos ishte për pjerrësinë prej 23 27 º në boshtin e Tokës, do të kishte temperatura të tilla të larta në mes të Poleve dhe Ekuatorit, që do të parandalonin formimin e atmosferës dhe në këtë mënyrë të jetës në Tokë.
* Darvinistët nuk vënë në dukje kurrë se në qoftë se presioni atmosferik do të ishte vetëm dy herë ai që është, niveli i avullit të ujit në atmosferë do të binte. E gjithë toka në Tokë do të shndërrohej në shkretëtirë dhe jeta do të ishte e pamundur.
* Darvinistët e dinë se universi në të cilin ne jetojmë është krijuar rreth 15 miliardë vjet më parë nga një pikë e vetme. Por, një shpërthim i tillë i madh do të duhej të shkaktonte në të vërtetë kaos të madh. Atomet apo grimcat sub-atomike do të duhej të shpërndaheshin me hamendje në tërë boshllëkun e hapësirës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Në vend të kësaj, u shfaq një univers jashtëzakonisht i rregulluar/sistematik dhe i organizuar.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrëqë energjia shumë e lartë e emetuar nga një shpërthim i vetëm në diell është e barabartë me atë të një bombe 100-miliard-tona të llojit të lëshuar në Hiroshimë. Por me anë të atmosferës së planetit tonë dhe fushës magnetike, ky rrezatim arrin Tokën në një formë shumë të reduktuar.
Faktorë të tillë si këndi i pjerrësisë së Tokës, madhësia e saj dhe distanca e saj nga Dielli, nuk mund të jenë bashkuar rastësisht.Ndjeshmëria që ato posedojnë tregon se i tërë ky sistem u soll në jetë nga një Krijues Suprem. Ai Krijues i Lartë është Allahu, Zoti i botëve.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrëse oksigjeni është një element gërryes dhe normalisht duhet të pritet që ai të ndryshkte/oksidonte indet tona. Për të parandaluar këtë, Allahu e ka krijuar oksigjenin në atmosferë në një formë neutrale, O2, e cila nuk hyn lehtësisht në reagimet kimike.
Nëse doni t’i përfytyroni agonitë e vdekjes së botës siç përmenden në Kur'an, mendoni se si janë të lidhura me njëra-tjetrën pjesët e universit me një urdhër të saktë, të lartësuar. Ato mbahen me lidhje të tilla të fshehta, delikate, të holla dhe janë të lidhura kështu brenda një rendi sa që sikurse trupat fisnik qiellor që do të marrin urdhërin: "Bëhu!", Ose "! Lëshoni orbitën tuaj", bota do të shkojë drejt agonive të vdekjes së saj.33 Bediüzzaman Said Nursi
* Darvinistët kurrë nuk pyeten se si bashkimet e bazuara në karbon formojnë struktura shumë të ndryshme organike, nga membrana e qelizës tek lëvozhga e pemë, nga thjerrezat në sy tek brirët e drerit, dhe nga e bardha e vezës tek helmi i gjarpërit. Karboni e bën jetën në Tokë të mundshme dhe krijon substanca jashtëzakonisht të ndryshme duke i kombinuar me atomet e hidrogjenit, oksigjenit dhe azotit në forma dhe sekuenca të ndryshme tre-dimensionale.
* Darvinistët asnjëherë nuk pyeten pse, në kontrast me të gjitha lëngjet e tjera të njohura, uji fillon të zgjerohet në temperaturat nën + 4 ° C, duke bërë të mundur që akulli të qëndroj pezull/të shket. Ky atribut është krijuar posaçërisht për të mbështetur jetën e krijesave të shumta që jetojnë në detëra.
Uji është i rëndësisë vitale për trupin e njeriut. Për atë arsye, uji ka një vlerë specifike të viskozitetit që i mundëson sistemit të qarkullimit të funksionojë në mënyrë të përkryer. Kjo dhe karakteristikat e tjera që janë unike për ujin vërtetojnë që ky lëng është një mrekulli e Krijimit. Por darvinistët nuk mendojnë kurrë për këtë.
* Uji është 10 miliard herë më viskoz se katrani, 1000 herë më viskoz se glicerina, 100 herë më viskoz se vaji i ullirit dhe, 25 herë më viskoz se acidi sulfurik. Darvinistët dështojnë të marrin në konsideratë se si ky viskozitet i ujit është i rëndësisë më të madhe për funksionimin efikas të sistemit, dhe se nëse viskoziteti i tij do të ishte i ngjashëm me atë të katranit, asnjë zemër – që vetë përbëhet nga një përqindje e madhe e ujit – kurrsesi nuk do të mund të pomponte gjakun.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrëse gjithësia nuk është e përjetshme dhe se ajo erdhi në ekzistencë nga asgjëja me shpërthimin e një pike të vetme me vëllim zero.
* Ata kurrë nuk e kuptojnë gjithashtu se Big Bengu, i cili çoi në formimin e universit, gjithashtu solli një rend me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme që përshkon gjithë universin.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrëse sipas ligjit të dytë të termodinamikës, të gjitha sistemet e lëna kushteve natyrore gradualisht bëhen të çrregullta. Për këtë arsye, universi dhe gjithçka në të duhet të lëvizin drejt një fundi të pashmangshëm.
* Darvinistët kurrë nuk vlerësojmë se menjëherë pas Big Bengut, po të ishte shpejtësia e zgjerimi të universit vetëm njëra pjesë në një miliardë miliardë (1/1018), universi nuk do të krijohej kurrë.
* Distanca mesatare ndërmjet yjeve në galaktikën tonë është 30 milionë milje 48,280,000 kilometra). Darvinistët nuk kuptojnë kurrëse po të ishte kjo distancë vetëm pak më e vogël, orbitat e planeteve të do të destabilizoheshin. Ekziston një krijim i patëmeta në univers.
Gjithësia është e ndërtuar brenda baraspeshave të jashtëzakonshme dhe sistemeve delikate. Fakti që yjet dhe planetet gjigante lëvizin me sisteme aq delikate, përfundimisht përgënjeshtrojnë rastësinë. Por është e qartë që darvinistët nuk dëshirojnë ta marrin parasysh këtë.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrëse në qoftë se forca e rëndesës do të ishte pak më e madhe, shumë prej yjeve më të mëdha në univers do të rrënoheshin në vrimat e zeza.
* Darvinistët kurrë nuk e vlerësojmë që grimcat jashtëzakonish komplekse nën-atomike prej vetëm 0.0000001 të vëllimit atomit veprojnë një ndjeshmëri dhe rregull të jashtëzakonshëm.
* Darvinistët pretendojnë se atomet si fosfori dhe karboni u bashkuan si rezultat i rastësive dhe u organizuan nën efektet e fenomeneve natyrore si vetëtimat, vullkanet, rrezet ultravjollcë dhe rrezatimi në një mënyrë të tillë sa të shkaktojnë krijimin/t’u japin jetë proteinave, qelizave, peshqve, maceve, lepujve, luanëve, zogjëve, qenieve njerëzore dhe gjithë jetës. Por ata nuk arrijnë të kuptojnë se pikërisht këto atome nuk kanë vetëdije, inteligjencën, dhe jetë vetë.* Dendësia e gjithësisë, shpejtësia me të cilën ajo zgjerohet, sistemet yjore, tiparet e galaktikave, forcat e tyre të rëndesës, orbitat, udhët, shpejtësitë dhe substancat që ato përmbajnë – të gjitha varen nga baraspeshat dhe llogaritjet tejet delikate. Në të njëjtën mënyrë, Toka jonë, atmosfera që e rrethon atë, dhe struktura e saj ideale për jetën e njeriut, janë të gjitha shembuj të një krijimi të jashtëzakonshëm. Megjithatë, darvinistët kurrë nuk kuptojnë se ndryshimi më i vogël në këto baraspesha do të prishte krejtësisht tërë sistemin.
Darvinistët nuk mendojnë kurrë se si po të ishte gravitacioni pak më i madh, atëherë secili yll i madh do të shndërrohej në vrimë të zezë.
* Darvinistët nuk llogarisin kurrë se nëse vetitë fizike dhe kimike të ujit ose përbërja ose temperatura e atmosferës së Tokës po të ishin vetëm pak më ndryshe nga ajo që janë në të vërtetë, atëherë nuk do të kishte re. Në mungesë të reve, nuk do të kishte asnjë burim të ujit të freskët në Tokë.
* Darvinistët dështojnë të marrin në konsideratë mënyrën se si shiu bie në nivele të caktuara për mbajtjen e jetës në rajone të ndryshme të Tokës, dhe rregullimi i formës dhe shpejtësisë së tij nuk mund të shpjegohet nëpërmjet teorisë së evolucionit.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se sistemi diellor rrotullohet rreth qendrës së galaktikës me një shpejtësi prej 720.000 kilometra (447,400 milje) në orë. Udha e Qumështit, që përmban 200 milionë yje, udhëton nëpër hapësirë me ​​një shpejtësi prej 950.000 kilometra (590,300 milje) në orë. Për shkak të ekuilibrit të përsosur të krijuar nga Allahu, ne jetojmë në një sistem të tillë kompleks që lëviz shpejtë dhe pa asnjë shqetësim.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se si grumbujt e vdekur, të pandërgjegjshëm të atomeve nuk mund të krijojnë Tokën, planetet, sistemin diellor, lulet, frutat, pemët dhe qeniet njerëzore që jetojnë në harmoni të plotë me to.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se pozicionet dhe lëvizjet e planeteve të shumta, të mëdha dhe të vogla, që ekzistojnë në univers nuk janë të rastësishme dhe se të gjitha baraspeshat në univers janë krijuar në mënyrë të përsosur nga Allahu.
Dhe Ai ka vënë në shërbimin tuaj çdo gjë në qiej dhe në tokë. E gjithë kjo prej Tij. Këto janë pa dyshim prova për njerëzit që reflektojnë. (Sure Xhathijje, 13)

Darvinistët kurrë nuk reflektojnë mbi Krijimin madhështor të njeriut

2.5 milionë eritrocite (rruaza të kuqe të gjakut) prodhohen në gjak për çdo sekondë. Ky prodhim i ndërgjegjshëm është i pamundur me proceset e pandërgjegjshme.
. . . Kështu, gjithë këto gjëra tregojnë në mënyrë aq bindëse sa dy dhe dy që bëjnë katër se çdo gjë i nënshtrohet Krijuesit të këtij pallati të mrekullueshëm, domethënë, Pronarit të kësaj bote të çuditshme. Gjithçka është si një ushtar nën komandën e Tij. Çdo gjë lëvizë përmes fuqisë së Tij. Çdo gjë vepron përmes urdhrit të Tij. Gjithçka është rregulluar përmes urtësisë së Tij. Çdo gjë ndihmon të tjerët përmes bujarisë së madhe të Tij. Gjithçka shpejton për të ndihmuar të tjerët përmes dhembshurisë së Tij, domethënë, ata janë krijuar të shpejtojnë për ta bërë këtë. Dhe kështu, miku im! Thuaj diçka përballë kësaj, nëse mundesh!34  Bediüzzaman Said Nursi
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se si këmbët, indet, venat dhe muskujt e të cilave nuk dëmtohen kurrë kur ne vrapojmë apo qëndrojmë në këmbë ose ulur, nuk mund të kenë ardhur në ekzistencë rastësisht.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se pasi që as teknologjia e internetit, as edhe shkëmbimi më i thjeshtë telefonik nuk mund të formohen rastësisht, rastësia nuk mund të jap shpjegim për sistemin shumë më kompleks brenda trurit, i cili kërkon inxhinieri, informacion, vetëdije, inteligjencë dhe teknologji.
1. Dëmtimi i enës së gjakut
2. Trombocitet lirojnë proteinën e koagulimit (enzimën)
3. Ndodhë reaksioni i koagulimit
4. Rezultati
5. Mpiksja e gjakut
6. Rrjeta fibrinë
7. Qeliza e gjakut 
8. Qelizat e gjakut ndajnë oksigjenin që hyn në trup dhe e shpërndajnë atë ku nevojitet
Sistemi i koagulimit të gjakut është një fenomen i jashtëzakonshëm që ndodh me një varg enzimesh që punojnë së bashku. Çdo enzimë në këtë sistem duhet të aktivizohet në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Është absolutisht e pamundur të shpjegohet një mekanizëm i tillë që vepron me saktësi në çdo trup të gjallë përmes rastësisë së pandjenja.
* Darvinistët, të cilët pretendojnë se një varg rastësish mund të krijojnë një organizëm kompleks, nuk e kuptojnë kurrë se trupi i njeriut, mund të funksionojë pa të meta vetëm kur të gjitha organet e tij janë të pranishme njëkohësisht.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se është e paarsyeshme të pretendohet se proteina trombin, që vazhdimisht qarkullon në gjak, por që sjell koagulim vetëm në një vend në rast të gjakderdhjes, mund të ketë ardhur në ekzistencë përmes ndryshimeve të rastit.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se si ka mundësi që acidet e stomakut, mjaft të fuqishme sa për të zbërthyer një brisk rroje, nuk e dëmtojnë vetë stomakun.
* Darvinistët kurrë nuk vlerësojnë se qelizat që vijnë në ekzistencë duke u shumëzuar nga një qelizë e vetme në mitër, gradualisht ndryshojnë për të formuar indet dhe organe shumë të ndryshme. Hunda e njeriut, dora dhe veshka në fund të fundit burojnë nga ajo qelizë e njëjtë fillestare. Këto qeliza shumëfishohen në masën e nevojshme dhe pastaj pushojnë ta bëjnë këtë posa një organ i plotë të jetë formuar.
* Darvinistët nuk e kuptojnë se si gjatë procesit të zhvillimit në barkun e nënës, çdo njëra prej miliarda qelizave merr vendin e saj të caktuar. Për shembull, ato krijojnë diku 120 trilionë lidhje elektrike për të shkëmbyer informacione në mes të qelizave në tru. Ato kurrë nuk bëjnë as edhe një gabim të vetëm në krijimin e këtij aparati të përkryer elektronik.
* Darvinistët kurrë nuk vlerësojnë se gjatësia e përgjithshme e 5 miliardë ose më shumë enëve kapilare në trupin e njeriut është 950 kilometra (590 milje). Nëse 10.000 nga më të voglat nga këto do të vendoseshin përkrah njëra tjetrës, nuk do të peshonin më shumë se pjesa e plumbit e një lapsi prej plumbi. Mënyra se si rrjedh gjaku nëpër këto kanale të ngushta gjatë një jete të tërë nuk mund të jetë kurrë vepër e rastësive të pandërgjegjshme, por është një provë e qartë e madhështisë së Allahut. (www.fossil-museum.com)
Kan hücreleri, vücuda giren oksijeni ayırt eder ve ihtiyaca göre dağıtırlar.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se me leximin e një fjalie, sytë kryejnë rreth 100 miliardë procese. Përmes vullnetit dhe mëshirës së All-llahut, ata posedojnë një nga sistemet më të përsosura në botë.
A është e mundur që Ai i Cili i jep jetë kësaj toke të gjerë, të vdekur dhe të thatë, duke dëshmuar kështu fuqinë e Tij me shpërndarjen e më shumë se treqind mijë formave të ndryshme të krijimit, secila prej tyre po aq e mrekullueshme sa ajo e njeriut; I Cili më tej me këtë shpërndarje dëshmon diturinë e Tij gjithëpërfshirëse me dallimet dhe ndarjet e pafund që Ai bën me përzierjen komplekse të gjithë këtyre formave; I Cili drejton shikimin e të gjithë robërve të Tij drejt lumturisë së përjetshme duke u premtuar atyre ringjalljen me të gjitha dekretet e Tij hyjnore; I Cili dëshmon madhështinë e Sundimit të Tij duke bërë që i gjithë krijimi i Tij të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, të sillen brenda rrethit të urdhrit të Tij dhe të vullnetit të Tij, të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe t'i nënshtrohen Atij; I Cili tregon rëndësinë që Ai i ka dhënë njeriut, duke e krijuar atë si frytin më të plotë, më të çmuar dhe më delikat, frytin më të çmuar dhe më të vlefshëm në pemën e krijimit, duke iu drejtuar atij pa ndërmjetësues dhe duke ia nënshtruar atij të gjitha gjërat – a është fare e mundur që Ai që është aq i Dhembshëm dhe i Fuqishëm, që është aq i Urtë dhe i Gjithëditur, të mos mund të shkaktojë ringjalljen, të mos mund t’i bashkojë krijesat e Tij apo të mos jetë në gjendje ta bëjë këtë, të mos mund ta rikthejë njeriun në jetë, ose të mos jetë në gjendje ta bëjë këtë, të mos jetë në gjendje të përurojë Gjykatën e Tij të Lartë; të mos jetë në gjendje të krijojë Parajsën dhe Ferrin? Jo, vërtet, në asnjë mënyrë nuk është e mundur asnjë nga këto35  Bediüzzaman Said Nursi
1. Virusi
2. Bakteria
* Darvinistët kurrë nuk vlerësojnë se një pikë gjaku përmban rreth 250 milion qeliza të kuqe të gjakut, 400 mijë qeliza të bardha të gjakut dhe miliona trombocite. Një mrekulli madhështore që prodhon molekula me këto karakteristika dhe lejon të gjitha të funksionojnë së bashku. Allahu ka krijuar gjakun në mënyrë të përsosur deri në hollësinë më të vogël.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrëse për të parandaluar vdekjen nga humbja e gjakut, më shumë se 20 enzima të gjitha duhet të jenë të pranishme në të njëjtën kohë për të ndihmuar mpiksjen e gjakut. Ky kompleksitet është i papajtueshëm me mekanizmin e evolucionit.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrëkush drejton sekuencën e 20 varieteteve të enzimeve gjatë koagulimit të gjakut? Atomet e pavetëdijshme nuk do të mund të arrinin kurrë këtë përkim/renditje jetike vetë/me vullnetin e tyre, dhe përgjigjja në këtë pyetje nuk mund të gjendet në asnjë shpjegim darvinist.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrëse qelizat e gjakut i njohin molekulat e oksigjenit që hyjnë në mushkëri dhe me kujdes i ndajnë ato. Ato pastaj i bartin këto në të gjitha qelizat e trupit, duke shpërndarë oksigjenin në përputhje me nevojat e qelizave. Një sistem i tillë selektiv i vetëdijshëm kurrë nuk do të mund të rezultonte nga rastësitë e pandërgjegjshme.
* Darvinistët kurrë nuk pyeten/pyesin veten se si qeliza e gjakut, e formuar në palcën e eshtrave, mund të njoh trupin e njeriut aq mirë siç e njeh ajo. Këto qeliza nuk bartin kurrë substanca që u nevojiten veshkave në tru në vend të tyre, dhe Darvinistët nuk mund të japin shpjegim për një sjellje të tillë precize.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrëpse proteinat transportuese në gjak bartin nevojat e qindra llojeve të ndryshme të qelizave në trup në formë të pakove. Kjo është e papajtueshme me parimin e supozuar të evolucionit se një entitet vepron vetëm për interesat e veta dhe nuk do të ndihmojë ose të bashkëpunojë me subjekte të tjera.
* Darvinistët nuk pyeten kurrë se si 100 trilionë qeliza në trup, të cilat ata pretendojnë se erdhën në ekzistencë rastësisht, kontrollohen në mënyrë të përsosur, apo se si zgjidhen gabimet në qelizë, ose se si plotësohen nevojat e saj, si largohen mbeturinat e saj, dhe se si ky sistem vepron në mënyrë të tillë për të mos lënë asnjë hapësirë ​​për rastësi.
Darvinistët nuk mendojnë kurrë se si funksionojnë në mënyrë të përkryer 100 miliardë neuronet në tru me një sistem të veçantë të komunikimit.
* Ata kurrë nuk e marrin parasysh se si një virus, që darvinistët e përshkruajnë si strukturë e gjallë më primitive, mund të ketë mësuar se si të marrë përsipër, nga miliarda qeliza, elementet specifike të sistemit imunitar të një fëmije të njohur si antitrupa dhe leukocite, në mënyrë që të jetë në gjendje për të neutralizuar mbrojtjen e një trupi që nuk ka hasur kurrë më parë.
Nuk kemi asnjë dëshmi që forma modale e trupave njerëzor apo e intelektit ka ndryshuar fare në 100,000 vitet e fundit – një dukuri standarde e shtegut për specie të suksesshme dhe të përhapura, dhe jo (siç keqkuptohet gjerësisht) një përjashtim i rastësishëm i një pritje të ndryshimit të vazhdueshëm dhe progresiv. Njerëzit e Kromanjonit që pikturuan shpellat në Lasko dhe Altamira rreth pesëmbëdhjetë mijë vjet më parë jemi ne - dhe një vështrim në pasurinë dhe bukurinë e pabesueshme të kësaj vepre na bind ne, në mënyrën më të drejtpërdrejtë dhe më të thellë, që Pikaso nuk ka pasur ndonjë epërsi sa i përket sofistikimit mendor ndaj këtyre paraardhësve tonë me intelekt identik.36 Evrimci paleontolog Stephen Jay Gould
* Darvinistët nuk pyeten kurrë se si një sistem brenda trupit, për të cilin ata pretendojnë se erdhi në ekzistencë si rezultat i proceseve evolutive, pengon nxehtësinë që transmetohet nga tkurrja e një muskuli për të mos i bërë ndonjë dëm atij muskuli. Mekanizmi i shpërndarjes së nxehtësisë së gjakut nuk ka mundur kurrë të vijë në ekzistencë rastësisht.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se si ka mundësi që qelizat e ndryshme në gjak, të cilat ata pretendojnë se erdhën në ekzistencë rastësisht, i dijnë detyrat e tyre, i kryejnë ato pa bërë asnjë gabim dhe si vazhdojnë të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre pandërprerë për një jetë të tërë.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se 2.5 milion eritrocite duhet të prodhohen për çdo sekondë në gjak, të cilat ata pretendojnë se erdhën në ekzistencë përmes rastësive të pavetëdijshme. Po të mos ishte për këtë, venat do të bllokoheshin për shkak të uljes së viskozitetit të gjakut. Ky ekuilibër jetik kurrë nuk do të mund të zhvillohej përmes proceseve dhe fenomeneve të rastit.
Duke përdorur 1000 apo më shumë receptorë të nuhatjes, qeniet njerëzore mund të bëjnë dallimin në mes të më shumë se 10.000 aromave të ndryshme. Ky sistem nuk mund të lindë kurrsesi rastësisht. Por darvinistët kurrë nuk mendojnë për këtë sistem të lartë që ekziston edhe në vetë trupat e tyre.
1. Një grup enësh kapilare
2. Korteksi i nuhatjes
3. Zhardhoku i nuhatjes
4. Qelizat mitrale
5. Neuroni i nuhatjes
6. Mikro-qimet
7. Molekulat e ajrit dhe aromave molekulave
* Darvinistët asnjëherë nuk pyeten se si syri i njeriut formon një pamje në retinë për më pak se 1/10 e sekondës. Imazhi zë një hapësirë ​​jo më shumë se 1 milimetër katror (0,00155 inç katror) për nga madhësia. Syri i njeriut zotëron një mekanizëm më të shpejtë dhe më praktik se 64 kompjuterë të pajisur me teknologjinë e fundit.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se kockat në sistemin skeletor të gjitha janë plotësisht kompatibile me njëra-tjetrën dhe të lidhura në pika të veçanta. Çdo kockë ka funksionin e saj të veçantë. Falë kockave tuaja, ju jeni në gjendje të ecni dhe të vraponi. Sistemi skeletor edhe një herë zbulon madhështinë e mjeshtërisë krijuese të Allahut.
* Darvinistët kurrë nuk pyeten pse dy sytë e qenieve njerëzore erdhën në ekzistencë rastësisht, siç pohojnë ata, se si imazhet që prodhohen prej tyre nuk përzihen kurrë me njëra-tjetrën, as se si arrijnë ata të perceptojnë ngjyrën në tri dimensione.
Çdo ditë zemra dërgon 36 miliardë litra gjak, 19.308 kilometra nëpër trupin e njeriut. Darvinistët nuk mendojnë kurrë se kjo nuk mund të ndodhë rastësisht.
1. Koka dhe gjymtyrët e sipërme
2.Mushkëria e djathtë
3. Mushkëria e majtë
4. Trupi dhe gjymtyrët e poshtme
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se ka mesatarisht 100 miliardë neurone në trurin e njeriut. Po t’i numëronit ato një nga një, me një masë një për çdo sekondë, do të ju nevojiteshin 3,171 vjet. Nëse këto 100 miliardë neurone 10-mikronëshe do të shtrihen nga njëri skaj në tjetrin, ato do të arrinin një gjatësi prej 1,000 kilometrash (621 miljesh).
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se ka rreth 1.000 receptorë të ndryshëm të nuhatjes në hundën e njeriut. Me ndihmën e sistemit madhështore të perceptimit të nuhatjes në hundë, qeniet njerëzore mund të zbulojnë më shumë se 10.000 aroma nëpërmjet kombinimeve të këtyre receptorëve të ndryshëm.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se pas një kohe të caktuar, receptorët ndalojnë të dërgojnë sinjale trurit në lidhje me substancat në kontakt me lëkurën. Lëkura kështu gradualisht rritet e mësuar materiali që e prek atë. Çfarë bekimi të madh paraqet kjo për qeniet njerëzore!
* Darvinistët kurrë nuk vlerësojmë se edhe pse duhen vetëm disa sekonda për të lexuar një fjali të vetme, në qoftë se edhe vetëm një nga enzimat në trupin e njeriut nuk do të punonte,  për të lexuar atë fjali do të duheshin 1.500 vite.
Kur qeniet njerëzore mbyllin sytë, lotët mbulojnë syrin në formën e një cipe shumë të hollë. Kjo shtresë e bën sipërfaqen e syrit të lëmuar dhe të tejdukshme. Është e pamundur për të parë si duhet pa të. Darvinistët nuk mendojnë kurrë se si rasti nuk mund të jetë ajo forcë e madhe që shkakton këtë.
1 Gjëndrat e lotit
2 Konjuktiva
3 Gjëndrat vajore
4 Shtresa e mukusit
5 Shtresa ujore
6 Shtresa vajore
* Enzimat janë përgjegjës për aktivizimin e qelizave dhe inicimin dhe përshpejtimin e reagimeve, dhe një enzimë mund të përshpejtojë një reagim 1010 herë – me fjalë të tjera, 10 miliardë herë. Por darvinistët kurrë nuk kuptojnë se nëse enzimat nuk e kanë bërë punën e tyre, një numër shumë i madh i reaksioneve që ju mbajnë gjallë ju do të duhet të presin derisa ju të keni lexuar këtë fjali. Qelizat joaktive, të dijeni pavetëdijshme për njëra tjetrën, do të fillonin të vdesin një nga një të.
* Darvinistët kurë nuk shprehin çudi që impulset nervore udhëtojnë nëpër trup me një shpejtësi prej rreth 9 kilometrash (5.59 milje) për një sekondë, duke ju mbrojtur kështu kundër një game të gjerë të rreziqeve.
* Darvinistët kurrë nuk llogarisin se ka më pak se 1/1000000 të një grami hormonesh në një litër gjak, pavarësisht që hormonet kanë për të kryer funksione të tilla me rëndësi jetike.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrëse çdo ditë, zemra juaj pompon 7200 litra (1.584 galon) gjak me një largësi prej 100.000 kilometra (61,140 milje).
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrëse gjaku kalon nëpër veshka mesatarisht 300 herë në ditë.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrëse për çdo sekondë që shpenzoni duke lexuar, retinat kryejnë 10 miliardë llogaritje.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrëse afërsisht 5.6 litra tuaja (1.232 galon) të gjakut rrjedhin nëpër trupin tuaj tri herë në çdo minutë dhe udhëtojnë rreth 100,000 kilometra (62,140 milje) çdo ditë.
Ne e krijuam prej një uji të bashkëdyzuar për të sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë. (Surat al-Insan, 2)
All-llahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.
(Sure Nahl: 78)
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrëse muskuli që u mundëson syve tuaj të regëtijnë është më i shpejti në trup. Falë këtij muskuli, ne mbyllim sytë mesatarisht 15.000 herë në ditë.
Që syri të shoh, 40 komponente komplekse brenda tij, të gjitha duhet të jenë të pranishme në të njëjtën kohë. Nëse vetëm një nga këto mungon, syri nuk do të funksionojë. Darvinistët tregojnë përralla se si komponente jashtëzakonisht komplekse mund të bashkohen të gjitha rastësisht dhe të kryejnë procesin e të pamurit në mënyrë të rastësishme. Por ata nuk mendojnë kurrë se asnjë person i arsyeshëm asnjëherë nuk mund ta besoj këtë pretendim.
1 Kafka
2 Pjesa e mikro-qimeve
3 Fibrat optike
4 Irida
5 Bebëza
6 Thjerrëza
7 Kornea
8 Lëngu i ujit
9 Lëngu i
10 tejdukshëm
11 Ena e gjaku e
12 retinës
13 Fovea
14 Nervi optik
15 Retina
16 Koroidea
17 Sklera (e bardha e syrit)
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrëse 5 litra (1.1 galon) gjak duhet të udhëtojnë nëpër venat që shtrihen në çdo pjesë të një trupi të peshës mesatare, që nëse një pjesë e kësaj është merret, 1 litër (0,22 galon) për shembull , do të ishte e vështirë për të lëvizur gjakun që mbetet, dhe se në qoftë se gjaku nuk mbush venat, enët e imëta të gjakut do të bashkohen, gjaku do të pushojë të rrjedhë dhe qelizat shpejt do të fillojnë të vdesin, dhe se qelizat mund të mbeten pa oksigjen për një ose dy minuta.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrëse 500 funksione shumë komplekse të realizuara në një qelizë të vetme të mëlçisë, shumica e tyre në një suksesion të përsosur për milisekonda, nuk mund të përsëriten as edhe në kushte laboratorike. Është e pamundur që këto funksione të kenë ndodhur rastësisht.
* Darvinistët kurrë nuk reflektojnë se si në acidet për tretjen e mishit, stomaku, që përbëhet vetë nga mishi, shmang tretjen e vetvetes dhe se si kjo është nuk është në pajtim me pretendimin e rastësisë.
Dhe në njeri është një tru që peshon tre pound që, me sa dijmë ne, është rregullimi më kompleks dhe më i rregullt i materies në univers.37Isak Asimov, biokimist dhe shkrimtar shkencor
* Darvinistët kurrë nuk mendojnë për mënyrën se si qelizat e tepërta, me të meta ose të sëmura në trup e shkatërrojnë vetveten. Ca qeliza të vdekura nuk largohen, sepse ato ende mund të hyjnë në punë. Këto qeliza të makrofagut vendosin se cilat qeliza të vdekura të eliminohen dhe cilat të lihen, sikurse ato të ishin subjekte të ndërgjegjshme.
* Darvinistët kurrë nuk gjykojnë për mënyrën/atë se si gjëndrra e hipofizës, një pjesë e vogël e indit jo më e madhe se një kokërr leblebi, kontrollon të gjitha hormonet në trupin tonë dhe vetë sistemin hormonal.
* Darvinistët nuk e kuptojnë se si hormoni i rritjes së sekretuar nga gjëndrra e hipofizës kontrollon ndarjen e triliona qelizave në një mënyrë të përsosur, ose për mënyrën/se si kjo gjëndër e vogël vendos në cilën fazë trupi dhe organet e tij duhet të ndalojnë të rriten.
Mide salgısı, mideye giren tüm besinleri sindirirken, mideye zarar vermez. Böyle bir bilincin nasıl ortaya çıktığı Darwinistler için açıklamasızdır.
* Darvinistët nuk e kuptojnë se si qumështi i nënës i përmbush të gjitha nevojat e të porsalindurit. Prodhuesit e ushqimit të foshnjeve nuk janë ende në gjendje të prodhojnë një ekuivalent të qumështit të nënës.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se si qelizat receptor në hipotalamus monitorojnë nivelin e ujit në trupit 24 orë në ditë, dhe ndërmarrin masat e nevojshme kur përcaktojnë ndonjë tepricë ose mangësi.
* Duke pretenduar se syri ka evoluar në faza, darvinistët nuk kuptojnë kurrë se syri është irreducibly/pakalueshëm/pazvoglueshëm kompleks dhe se ai nuk mund të funksionojë përveç nëse të gjithë 40 komponentet e tij kryesore janë të gjitha të pranishme dhe punojnë së bashku në harmoni. Ky organ në vetvete/vetvetiu, minon tërësisht teorinë e evolucionit.
* Darvinistët nuk pranojnë kurrë se syri i njeriut jep një imazh shumë më superior dhe më të qartë se atë të kamerave më të avancuara.
* Darvinistët nuk shqyrtojnë/analizojnë kurrë mënyrën se si qelizat e sistemit imunitar prodhojë substanca të njohura si antitrupa kundër mikrobeve apo organeve të tjera të huaja të njohura si antigjene, të cilat ose përpiqen për t’i vrarë ato ose përndryshe për t’i parandaluar ato që të riprodhohen.Tipari më i rëndësishëm i këtyre antitrupave është aftësia e tyre për të dalluar mes qindra e mijëra të mikrobeve të ndryshme dhe të përgatiten për t’i shkatërruar ato.
* Darvinistët nuk e kuptojnë kurrë që çdo neuron ne trurin e njeriut ka rreth 1,000 deri në 10,000 sinapse, ose lidhje me qelizat e tjera. Ekzistojnë rreth 1 kuatrilion sinapse në tru, duke mundësuar rreth 1.000.000.000.000.000 veprime komunikimi. Është e pamundur që gjithë ky kompleksitet të ketë ndodhur rastësisht.
* Darvinistët nuk e kuptojnë kurrë se përderisa kompjuterët më të shpejtë për përpunimin e të dhënave të bërë nga njeriu kryejnë 109 veprime për sekondë, truri i njeriut – për të cilin ata pretendojnë që erdhi në ekzistencë nga rastësia, mund të kryejë 1015 veprime për një sekondë.
* Darvinistët kurrë nuk e pranojnë se është absolutisht e pamundur që rasti/rastësia të organizojë qelizat nervore në mënyrë të tillë për të krijuar një rrjet mahnitës të komunikimit.
Një makinë e dializës është produkt i teknologjisë që mbushë reparte të mëdha spitalore, lidhë pacientët për shtrat për orë të tëra pandërprerë dhe në mënyrë të pashmangshme prodhon efekte anësore. Këto pajisje, të cilat përdoren si e vetmja zgjidhje efektive për çrregullime të veshkave mund të bëjnë vetëm një pjesë shumë të kufizuar të asaj që bëjnë veshkat, jo më të mëdha se një grusht dhe që përbëhen nga yndyra, proteinat dhe gjaku. Megjithatë darvinistët pretendojnë se ky organ i mrekullueshëm, çfarë qeniet njerëzore nuk janë qenë në gjendje të zhvillojnë, erdhi në ekzistencë rastësisht.
Substanca të huaja që hyjnë në trup, të njohura si antigjene, eliminohen falë antitrupave të veçantë që prodhon trupi kundër tyre. Ndodhin procese shumë të ndërgjegjshme, nga njohja e një mikrobi deri të shkatërrimi i tij. Darvinistët nuk mendojnë kurrë se si erdhi në ekzistencë një sistem i tillë i ndërgjegjshëm.
1 Qeliza mbrojtëse lidhet për antigjenin
2 Qeliza aktive mbrojtëse prodhon më shumë antitrupa.
3 Antitrupat lidhen për antigjenin
4 Makrofagu lidhet për antigjenin
5 Makrofagu shkatërron antigjenin.
1 Pikat e grumbullimit të veshkave
2 Legeni i veshkave
3 Arteria e veshkave
4 Pjesa e brendshme
5 Vena e veshkave
6 Uretra
7 Cipa
* Darvinistët kurrë nuk marrin parasysh se disa antitrupa janë madje në gjendje të njohin antigjenet artificiale të prodhuara në laborator dhe pastaj të injektuara në trupin e njeriut.
* Darvinistët nuk e kuptojnë kurrë se antitrupat menjëherë identifikojnë dhe prodhojnë armët më efektive që do të përdoren kundër një organi të caktuar të huaj.
* Darvinistët kurrë nuk mendojnë se veshkat e njeriut kanë një gjatësi prej rreth 10 centimetrash (3,937 e një inçi) dhe peshojnë 100 gramë (0,220 të një paundi) dhe përmbajnë më shumë se 1 milion mikro impiante pastrimi. Në këto impiante, gjaku që mbart çdo gjë thelbësore për mbijetesën tonë vazhdimisht pastrohet dhe purifikohet. As edhe makinat gjigante të ndërtuara nga qeniet njerëzore nuk mund të përsërisin funksionet e veshkave.
Gjymtyrët e qenieve njerëzore rriten me një masë të veçantë gjatë fazës së zhvillimit, pas së cilës rritja ndalon. Është e pamundur që ky kontroll i përsosur t’i përshkruhet rastit.
Kur shikojmë në ndarjet kryesore të njerëzimit, gjejmë dallime të shumta që janë të dukshme për syrin e lirë. . . Ka shumë mundësi që të gjitha këto dallime të jenë përcaktuar gjenetikisht, por ato nuk janë përcaktuar në ndonjë mënyrë të thjeshtë. Për shembull, kur bëhet fjalë për ngjyrën e lëkurës, ekzistojnë të paktën katër dallime gjenetike që kontribuojnë në ndryshimet në pigmentim.38Luigi dhe Luca Cavalli-Sforza, gjeneticist evolucionist
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se si, kur qelizat në brendinë e trupit të njeriut duhet të prodhohen ose të shkatërrohen, këto funksione kryhen në kohën e përsosur dhe në një mënyrë të përsosur, plotësisht përtej vullnetit ose njohurisë tonë.
* Ndonëse darvinistët nuk i vlerësojnë kurrë faktin që enzimat, të cilat bartin elektronet nëpërmjet lëngut në mes të qelizave, nuk janë të vetëdijshme, po t’i shpërndanin mesazhet që bartin me hamendje e jo në destinacionet e tyre të sakta, kaosi që do të rezultonte në tru do të shkatërronte krejtësisht sistemit shqisor, duke ndërprerë të gjitha lidhjet me botën e jashtme.
* Darvinistët kurrë nuk e diskutojnë mënyrën se si qelizat e kockave të njohura si osteoklaste ndryshojnë gjatësinë dhe formën e eshtrave dhe tkurrin/ngushtojnë vrimat në sipërfaqen e eshtrave. Ndërsa osteoklasti heq kockën, qelizat osteoblast fillojnë prodhimin e kockës në mënyrë të tillë për të mbajtur në jetë skeletin. Të gjitha këto veprime ndodhin në mënyrë të përsosur në çdo kockë në trup.
* Darvinistët nuk e kuptojnë kurrë se qelizat e kockave, të cilat ata pretendojnë se erdhën në ekzistencë përmes rastësive të pavetëdijshme, formojnë ngurtësinë, gjatësinë, formën, zgjatimet dhe ndërfaqet e çdo kocke në trup, dhe e bëjnë këtë duke mos bërë asnjë gabim ndonjëherë.
* Darvinistët nuk e kuptojnë kurrë se zhvillimi njerëzor bëhet sipas afateve të caktuara. Kur arrihet një lartësi e veçantë dhe duart dhe këmbët e arrijnë madhësinë e tyre të pjekurisë, si është e mundur që ata të vendosin të ndalojnë të mos rriten më shumë?
* Darvinistët kurrë nuk e vlerësojmë se si molekulat e padukshme për syrin njerëzor punojnë vazhdimisht/pandërprerë për të na mbajtur gjallë.
* Darvinistët nuk e kuptojnë kurrë se molekula e ADN-së njerëzore përmban informacion të mjaftueshëm për të mbushur miliona faqe të enciklopedisë, e prapseprap është i përbërë nga atomet e pavetëdijshme të tilla si fosfori, karboni, azoti, hidrogjeni dhe oksigjeni.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se trupi prodhon diku rreth 260 deri në 400 miliardë qeliza të gjakut çdo ditë. Ky prodhim, i cili ndodhë në palcën e eshtrave, varet nga aftësitë e ndryshme të ndarjes të një qelizë speciale të njohur si qeliza embrionale.
* Darvinistët pretendojnë se gjaku erdhi në ekzistencë rastësisht, megjithatë ata kurrë nuk pranojnë se asgjë që i ngjan atij nuk mund të prodhohet as edhe në laboratoret më të përparuara.
* Darvinistët rrallëherë vlerësojnë se po të mos ngjizej gjaku i kafshës të parë, atëherë humbja e gjakut nga lëndimi më i vogël do të mund të rezultonte me vdekje.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se si edhe pse proteina trombin bën që gjaku të ngjizet dhe udhëton brenda në gjak, nuk shkakton mpiksje në enët nëpër të cilat kalon.
O ti njeri po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është Bujar dhe I Urtë? (Sure el-Infitar, 6)
I Cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi. (Sure el-Infitar, 7)
Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi.
Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur.
Lexo për Zotin tënd Bujar!
(Sure el-'Alak, 1-3)
* Darvinistët kurrë nuk e vlerësojnë se këmbës së njeriut i nevojiten 54 muskuj të ndryshëm që të punojnë së bashku në të njëjtën kohë në mënyrë që të hedh një hap të vetëm.
* Darvinistët kurrë nuk vlerësojnë se ajri që ne të gjithë marrim përmban shumë substanca dhe mikrobe të dëmshme, por se mikro-qimet në kanalet tona të hundës na mbrojnë prej shumicës së tyre.
* Darvinistët kurrë nuk shpjegojnë se si, pse 200 apo më shumë lloje të ndryshme të qelizave në trup të kenë në thelb mekanizma të njëjta, kanë detyra të tilla shumë të ndryshme. Për shembull, një qelizë e mëlçisë kryen 500 procese të ndryshme kimike për milisekonda (një e mijta e një sekonde), dhe një qelizë e zemrës prodhon energji elektrike për gjithë jetën tonë.
* Darvinistët nuk e kuptojnë se edhe kur të rriturit janë në gjumë, zemrat e tyre janë në gjendje të pompojnë 340 litra (74 galonë) gjak çdo orë.
* Darvinistët nuk e kuptojnë kurrë se si 5 deri 6 litra (1.1 galonë) gjaku në trupin e njeriut përfaqëson rreth/diku 7 deri 8 për qind të peshës trupore. Nëse qelizat e kuqe të gjakut të tij të shtrihen nga një fund tek tjetri, ato do të formojnë një linjë pothuajse 100.000 kilometra 62,140 milje) të gjatë, mjaftueshëm për t’u shtrirë dy herë rreth Tokës.
* Darvinistët nuk reflektojnë kurrë për atë se si qelizat embrionale përbëjnë vetëm një nga dhjetë mijë llojet e qelizave që prodhohen në palcën e eshtrave. Megjithëse këto qeliza nuk duken ndryshe nga çdo qelizë tjetër, ato kanë aftësinë sublime të shndërrohen në lloje të ndryshme të qelizave sipas nevojave të trupit, duke krijuar qeliza të reja që zëvendësojnë ato të dëmtuarat brenda trupit.
* Darvinistët kurrë nuk marrin parasysh se si dora njerëzore që u mundëson atyre të kryejnë veprime të panumërta nga të pirët deri te ngasja e makinës, nga të shkruarit deri te qepja, është e pajisur me 27 eshtra dhe një sistem të përsosur të muskujve dhe nervave që i kontrollojnë ato. Qeniet njerëzore hapin dhe mbyllin duart e tyre të paktën 25 milion herë gjatë jetës së tyre, dhe është e pamundur që një mekanizëm i tillë të përsëritet artificialisht.
* Darvinistët nuk vlerësojmë se membrane dy-shtresore përreth zemër e lejon atë të funksionojë qetë dhe e mbron atë kundër goditjeve. Falë lëngut të trashë në mes të këtyre dy shtresave, zemra është në gjendje të hapet dhe të mblidhet për një jetë të tërë.
* Darvinistët nuk e kuptojnë kurrë se si mëlçia e di se barku nuk tret yndyrërat. Ajo prodhon sekrecion të posaçëm të njohur si biliare kur ushqimet me yndyrë arrijnë në zorrë, pikërisht në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrëse melanina, që i jep syrit ngjyrën e tij, siguron mbrojtje shtesë duke ndaluar spektre të ndryshme të dritës që do të dëmtonin retinën, as se si melanina vendosi të bëjë këtë.
* Darvinistët nuk vlerësojnë kurrë se zemra pompon gjak vazhdimisht, nga lindja deri në vdekje. Kjo pompë filloi të punojë duke përdorur sistemin e vet elektrik për të përmbushur nevojat e organeve tona, dhe për një orë, ajo prodhon energji të mjaftueshme për të ngritur një makinë me madhësi mesatare një metër nga toka.
* Darvinistët nuk arsyetojnë kurrë se si zemra fillon të rrah papritur, ndërsa njeriu është ende një fetus në mitrën e nënës. Nga ai moment, ajo bën që gjaku të rrjedh nëpër trup duke u hapur dhe mbledhur pandërprerë. Ajo pompon gjak në çdo moment të jetës sonë, duke mos qenë ne të vetëdijshëm për këtë, dhe përtej kontrollit tonë të ndërgjegjshëm.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se as edhe një pjesë e vetme nga ato që përbëjnë zemrën nuk mund të ketë lindur spontanisht. Pa marrë parasysh se çfarë tipare të përsosura mund të ketë, një zemër pa një sistem qarkullimi apo gjak për të pompuar nuk do të shërbejë për asnjë qëllim fare. Sipas vet logjikës së tyre darviniste, një organ pa funksion do të duhej të zhdukej, dhe asnjë organ si zemra me të gjitha karakteristikat e saj komplekse të mund të ketë ardhur ndonjëherë në ekzistencë nga rastësia.
* Darvinistët nuk kujtojnë kurrë se zemrës i nevojitet një impuls elektrik në mënyrë që të tkurret, që qelizat që lejojnë ato kontraktime nuk funksionojnë pa energji elektrike, e megjithatë zemra, një muskul i thjeshtë, është në gjendje të prodhojë energjinë e nevojshme elektrike.
* Darvinistët nuk shpjegojnë kurrë se si proteina keratinë mund të prodhojnë struktura të tilla si flokët dhe thonjtë, me karakteristika krejtësisht të ndryshme, gjatë jetës, pa bërë asnjë gabim asnjëherë.
* Duke pohuar që kolagjeni, një proteinë ​​që prodhon edhe lëkurën e butë dhe elastike dhe eshtrat e fortë, rezistent, erdhi në ekzistencë rastësisht, darvinistët kurrë nuk kuptojnë se kjo proteinë shfaqet vetëm në ato pjesë ku është e nevojshme, në kuptimin e plotë të fjalës inteligjente, duke prodhuar lëkurën në disa vende dhe kockat në vende të tjera.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se si truri, për të cilin ata pohojnë se u shfaq rastësisht, funksionon pa ndërprerje, dhe pa u ngatërruar nervat.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se si atomet që ata pohojnë se sillen me hamendje, e përbëjnë gjëndrën e lotëve.
* Darvinistët nuk ndalojnë të pyeten se si vetullat që ata pretendojnë se erdhën në ekzistencë përmes proceseve të pavetëdijshme, të vendosin për të ndaluar rritjen pas arritjes së një gjatësie të veçantë.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se si trupi, që ata pretendojnë se erdhi në ekzistencë rastësisht, formoi një tru, sytë, një sistem skeletor dhe nyjet; dhe qeliza që posedojnë një bërthamë, mitokondrinë dhe ADN-së.
* Darvinistët mund të shkruajnë libra për anatominë dhe të përdorin terminologji të shpeshtë latine, por ende nuk janë në gjendje të shpjegojnë se si këto qeliza u bashku në mënyrë aq të rregullt.
* Darvinistët nuk kuptojnë kurrë se ndërsa qeliza të ndryshme në stomak tajitin acide për të zbërthyer ushqimin, qelizat e tjera pranë tyre tajitin mukozën e cila mbulon me një shtresë sipërfaqen e stomakut duke e mbrojtur atë prej këtyre acideve dhe duke i ndaluar enzimet për të mos e dëmtuar atë.
* Darvinistët kurrë nuk e vlerësojnë se acidet e stomakut, mjaft të fuqishme sa për të zbërthyer një brisk rroje, do të mund të shkatërronin stomakun për një kohë shumë të shkurtër. Për këtë arsye, acidet e stomakut dhe mukoza për të mbrojtur stomakun prej tyre duhet të kenë bashkë-ekzistuar bashkë që nga fillimi.
* Stomaku bosh përmban një enzimë të njohur si pepsinogjen që nuk ka karakteristika për tretjen e ushqimit. Por me ardhjen e ushqimit, qelizat e stomakut fillojnë të prodhojnë acid klorhidrik (HCl), i cili menjëherë ndryshon strukturën e pepsinogjenit në stomak, duke e kthyer atë në një enzimë shumë të fuqishme të njohur si pepsinë. Kjo menjëherë zbërthen ushqimin në stomak. Është krejtësisht e pamundur që një lëng që është plotësisht i padëmshëm kur stomaku është bosh, por që shndërrohet në një agjent të fuqishëm shkatërrues kur stomaku është plot, të kenë ardhur në ekzistencë rastësisht.
O ju njerëz, adhuroni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar). (Sure el-Bekare, 21)
O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.(Sure Inshikak: 6)
* Darvinistët kurrë nuk e pranojnë se një cipë e njohur si periton në indet e jashtme të stomakut e mbron atë nga fërkimi i shkaktuar nga fërkimi me zorrë pasi që ajo kryen funksionet e saj tretëse. Lëngu i rrëshqitshëm i sekretuar nga kjo cipë funksionon si një lloj lubrifikanti i jashtëm për stomakun dhe zorrët, duke i mbrojtur këto organe nga fërkimi kur ato fërkohen me njëra-tjetrën.
* Darvinistët nuk e kuptojnë kurrë se një grup i qelizave të veçanta në një pjesë të vogël të zorrëve të vogla janë të ngarkuar me zënien në kurth të vitaminës B12. Gjatë gjithë jetës sonë, ato bëjnë dallimin në mes B12 Vitamina dhe triliona molekulave të tjera brenda trupit. Ata e vënë në kurth B12 dhe e lejojnë të hyjë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe arrijë palcën e eshtrave për prodhimin e gjakut. Si ka mundësi që qelizat e zorrëve të kuptojnë rëndësinë e vitaminës B12 që ato bartin? Si e bëjnë ato dallimin në mes të saj dhe triliona molekulave të tjera?

Dipnotlar

31. Sözler Bediüzzaman’ın 24. Söz’ün 2. dalında s. 354
32. Sözler 33. söz
33. Sözler 517
34. Sözler 7. bühran 258 (22. söz)
35. Sözler 10. Söz s. 77
36. Stephen Jay Gould, Life’s Grandeur, Vintage, Londra, 1996, s. 220

Hiç yorum yok:

Yorum Gönder